Një shqiptar nga Kosova, i cili jeton në diasporë dhe kishte shkuar për pushime në Vlorë të Shqipërisë, është përballur me një incident të pakëndshëm gjatë qëndrimit të tij.

Qytetari, i cili e ka denoncuar rastin në Gazetën Online Reporteri.net, ka thënë se i ka gjetur të katër gomat e veturës të shqyera me thikë.

Sipas tij, vetura ishte e parkuar në parkingun e apartamentit ku ishte i vendosur në Vlorë, kur persona të panjohur ia kanë dëmtuar gomat.

Reklamë

Pas incidentit, ai ka kërkuar ndihmën e Policisë shqiptare, mirëpo, sipas denoncimit të tij, autoritetet nuk i kanë dalë në ndihmë.