Sot në Kosovë pritet mot pak më i ndryshueshëm.
Në mëngjes dhe paradite plotësisht i kthjellët dhe i nxehtë. Pasdite nga veriu e veriperëndimi parashihen disa zhvillime që do të kushtëzojnë rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë.
Disa rrebeshe mund të zhvillohen edhe në pjesët qendrore, por të gjitha do të jenë të karakterit lokal. Erërat veriore do të fuqizohen orëve të pasdites dhe do sjellin pak freski vende-vende së bashku me reshjet lokale.
Temperaturat parashihet të luhaten nga 17 minimalja deri në 35 ajo maksimale.