Barcelona është gati të dërgojë ofertën e tretë zyrtare te Manchester City për transferimin e Rodrit.
Katalanasit kanë parë të refuzohen dy ofertat e para, fillimisht një paketë prej 50 milionë eurosh dhe më pas një propozim prej 60 milionë eurosh. Tash, Barcelona pritet të rikthehet me një ofertë të re, e cila do të jetë në mes të 60 dhe 80 milionë eurove – shuma që City e konsideron si vlerën e dëshiruar për mesfushorin spanjoll.
Në kampin e Barcelonës dhe atë të Rodrit ekziston optimizëm se marrëveshja mund të arrihet mes dy klubeve, duke i hapur rrugë më pas përfundimit të transferimit.
Bisedimet mes Barcelonës dhe Manchester Cityt janë tashmë duke vazhduar, ndërsa oferta e tretë pritet të jetë një hap i rëndësishëm në negociatat për rikthimin e Rodrit në La Liga.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.




