Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, se “nuk është pak” që kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, të jetë zëvendës i tij në qeveri.
“Unë besoj që LDK është dashur të vijë në bashkëqeverisje. Ta kemi një marrëveshje politike”, tha ai.
Kurti ka thënë se e ka përcjellë mbrëmë deklaratën e Abdixhikut, i cili ka bërë të ditur se LDK-ja do të qëndrojë në opozitë, por është e gatshme të diskutojë për emër konsensual për president.
“E ndjeka mbrëmë qëndrimin e deklaratën publike të mikut tim Lumir Abdixhiku, i cili tha se LDK-ja do të qëndrojë në opozitë. Besoj që LDK-ja është dashur të hy në bashkëqeverisje, të kemi marrëveshje politike. Marrëveshja nuk është e thënë të jetë identike me rezultatin e zgjedhjeve, 53 me 18 deputetë, por edhe deformim i rezultatit nuk mund të jetë. Me 18 deputetë ta marrësh kryetarin e Kuvendit nuk është pak”, ka thënë Kurtii.
Kurti, ka deklaruar se presidenti i ardhshëm duhet të jetë një figurë konsensuale, me mbështetje të gjerë në Kuvend dhe në shoqëri.
Kurti tha se LVV-ja dëshiron të arrijë marrëveshje me partitë e tjera për zgjedhjen e presidentit, me qëllim shmangien e zgjedhjeve të reja.
“Ju e keni parasysh që qëndrimi i LVV-së si fituese e zgjedhjeve është që presidenti i ardhshëm të jetë konsensual me mbështetje sa më të gjerë në Kuvend dhe në popull, të jetë personalitet që ka merita dhe kontribut, vlera kombëtare qytetare, por gjithashtu edhe i dëshmuar në profesion e shoqëri dhe për këtë dëshirojmë të merremi vesh në mënyrë që të evitojmë zgjedhjet e reja”, tha ai.
“Jemi të hapur për të bërë diskutime shteruese që të vijmë deri te emrat”, u shpreh Kurti.