Një 25-vjeçar është arrestuar në Prishtinë, nën dyshimin se ka kryer një grabitje më 11 gusht.
Policia e Kosovës ka njoftuar se pas veprimeve intensive hetimore nga Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit është bërë identifikimi dhe arrestimi i të dyshuarit, E.H.
“Një person i dyshuar për kryerjen e një grabitje, më datë 11.08.2026 në Prishtinë, është arrestuar”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Sipas Policisë, pas intervistimit, me vendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Rasti vazhdon të hetohet nga organet kompetente.