Një aksident trafiku ka ndodhur sot pasdite në fshatin Pogragjë të Klinës, ku janë lënduar gjashtë persona.

Lajmin për Gazetën Pnline Reporteri.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Sipas tij, në aksident janë përfshirë dy vetura dhe një kamionetë.

Reklamë

“Sot rreth orës 17:40, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Pogragjë-Klinë. Në këtë aksident ishin të involvuara dy vetura dhe një kamionetë”, ka deklaruar Rugova.

Si pasojë e aksidentit, gjashtë persona kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës për trajtim mjekësor.

“Si pasojë e këtij aksidenti gjashtë persona kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit janë dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë, për tretman mjekësor”, ka bërë të ditur Rugova.

Policia po merret me rastin dhe hetimin e rrethanave të aksidentit.