Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, e ka cilësuar skandaloz arsyetimin e kryesuesit të Kuvendit, Avni Dehari, ku ky i fundit deklaroi se arsyeja që nuk po e thërret seancën është se “mund të ketë konflikt fizik”.

Deliu i ka kërkuar Deharit, që ta therrasë seancën, dhe që ta respektojë rregulloren.

Reagimi i plotë i Deliut:

Reklamë

Ky arsyetim është skandaloz.

Seanca nuk thirret sepse “mund të ketë konflikt fizik”?!

Nëse frika nga tensioni mes deputetëve do të ishte arsye për të mos mbajtur seanca, atëherë Kuvendi i Kosovës s’do të duhej të ishte mbledhur asnjëherë në historinë e tij.

Kuvendi nuk funksionon vetëm kur partitë pajtohen. Përkundrazi, ekziston pikërisht sepse partitë nuk pajtohen: debatojnë, propozojnë dhe votojnë.

Kush e drejton seancën nuk ka mandat ta zëvendësojë votën me kushtin: “Merruni vesh njëherë, pastaj ejani në Kuvend.”

Reklamë

Thirre seancën. Respekto rregulloren. Lëri deputetët të votojnë.

Kaq është puna.