Deputetët e PDK-së dhe Aleanca sërish këtë të diel i kanë gjetur të mbyllura dyert e sallës së Kuvendit të Kosovës.
Ata kërkuan që sa më shpejt të thirret seanca konstituive, për siç theksuan ata konstituimin e institucioneve të Republikës.
Deputeti Arian Tahiri nga PDK tha se VV-ja tashmë është shndërruar në një organizatë banditeske që po abuzon me pushtetin dhe banditeske.
“Jemi brenda afatit brenda 48 orëve siç e parasheh rregullorja e punës së Kuvendit që të vazhdohet seanca dhe të funksionalizohet Kuvendi. Le që deputetët e shumicës, përkatësisht të Lëvizjes Vetëvendosje që tashmë janë shndërruar në organizatë banditeske, e veshur në petkun e pushtetit dhe po abuzon me institucionet e Republikës së Kosovës, argumenti më i qartë është se po e shohim që në verën e vitit 2026 dyert e Kuvendit janë të mbyllura”, tha Tahiri.
Ndërsa, deputeti Besnik Tahiri nga Aleanca tha se Albin Kurti po bën zaptim të vendit demokratik.
“Kauza me mbrojt shtetin e Kosovës është kauzë e secilit shqiptar që mendon dhe frymon shqip, detyra jonë si të zgjedhur nga populli i Kosovës është që jo vetëm ta mbrojmë Kushtetutën pir edhe ti tregojmë qytetarit të Kosovës se kjo cfarë po ndodh me urdhërin e Albin Kurtit, pa dyshim është zaptim i vendit demokratik dhe në anën tjetër është shkelje flagrante e të gjitha dokumenteve normative që rregullojnë funksionimin e shtetit të Kosovës”, tha Tahiri.
PDK dhe Aleanca tash disa ditë janë duke kërkuar nga partia e parë e dalë prej zgjedhjeve të 7 qershorit, të thërras seancën konstituive.