Policia e Kosovës në vazhdën e hetimeve të një rasti paraprak ‘’Falsifikim i dokumenteve’’, sot ka arrestuar personin e dyshuar I.S., i lindur më 1985.
Sipas njoftimit, lidhur me arrestimin e personit të dyshuar, sipas procedurave është njoftuar prokurori kujdestar, me urdhër të të cilit është kryer edhe një kontroll në shtëpinë e të dyshuarit në Leposaviq.
“Gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar 45 copë fishekë të calibrave të ndryshëm dhe disa pjesë të uniformës”, thuhet në njoftim.
Ndërsa në cilësinë e provave materiale për rastin ‘’Falsifikim i dokumenteve’’ është sekuestruar një telefon personal, i tipit REDMI 5G.
Më tej thuhet se pas intervistimit në prezencën e avokati mbrojtës, personi i dyshuar me vendim të prokurorit dërgohet në ndalim prej 48 orësh, përderisa të gjitha veprimet e mëtejme do të ndërmerren në bashkëpunim me organet e drejtësisë.