×
  • Sport
  • Raporto
  • Sport

    Barcelona rikthen Cancelon, dy lëvizje të katalanasit

    Reporteri
    17 Gusht 2026 | 19:40

    Joao Cancelo është rikthyer te Barcelona si lojtar i lirë dhe do të firmosë një kontratë deri në verën e vitit 2029.

    Portugezi rikthehet te Barça pas ndërprerjes së kontratës me Al-Hilal dhe ka pranuar të heqë dorë nga një pjesë e pagës për të realizuar transferimin.

    Cancelo do të nisë aventurën e tij të tretë me Barcelonën, pas huazimeve nga Manchester City dhe Al-Hilal. Hansi Flick e konsideron atë një alternativë të vlefshme në të dy krahët e mbrojtjes.

    Ndërkohë, Barcelona ka arritur një marrëveshje me Manchester Cityn për transferimin e Rodrit për 76.5 milionë euro, me 60 milionë euro pagesë fikse dhe 16.5 milionë në bonuse.

    Mesfushori spanjoll pritet të firmosë kontratë katërvjeçare, deri në qershor 2030, pasi ka refuzuar rinovimin me Manchester Cityn.

    Rodri largohet nga Anglia pas 298 ndeshjeve, 28 golave dhe 32 asistimeve, ndërsa me Cityn fitoi 4 tituj të Premier League, 2 FA Cup, 3 League Cup dhe 1 Champions League.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!