×
  • Extra
  • Lista

    Çfarë na motivon më shumë në punë përveç parave?

    Reporteri
    30 Mars 2019 | 12:05

    “Kur mendojmë se si njerëzit punojnë, intuita naive që kemi është që njerëzit janë si minjtë në një labirint”, thotë ekonomisti i sjelljes Dan Ariely. Ne me të vërtetë e kemi këtë pikëpamje për sa i përket pyetjes se përse njerëzit punojnë dhe se çfarë është tregu i punës.


    Në vend të kësaj, kur shikoni me kujdes mënyrën se si njerëzit punojnë thotë ai, ju zbuloni se ka shumë më tepër në lojë se sa thjeshtë para.

    “Kur mendojmë për punën, mendojmë se paratë dhe motivimi janë e njëjta gjë por  realiteti në fakt nuk është kështu. Ne duhet t’i shtojmë të gjitha gjërat të tilla si kuptimi, krijimi, sfidat, pronësinë, identitetin, krenarinë etj”, thotë Ariley.

    Nga studime të ndryshme që Ariley ka kryer ka disa implikime interesante për atë që na bën të ndihemi mirë në punën tonë.

    1.Shikimi i fryteve të punës suaj mund t’ju bëjë produktivë

    2.Sa më pak që të vlerësohet puna që ju bëni aq më shumë para do të dëshironi për ta bërë atë

    3.Sa më i vështirë të jetë projekti me të cilin po merremi aq më tepër krenar ndihemi për punën tonë

    4.Premtimi për të ndihmuar të tjerët ka më shumë të ngjarë që ju të ndiqni rregullat

    5.Imazhet që shkaktojnë emocione pozitive mund të na ndihmojnë të përqendrohemi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!