Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës, kanë hyrë në sallën e Kuvendit.

Të njëjtit, dje i kanë dërguar kërkesë kryesuesit të seancës, Avni Deharit, për vazhdimin e seancën konstituive.

Në kërkesën e saj, kjo parti ka deklaruar se Dehari e ushtron këtë rol për të mundësuar zhvillimin e seancës dhe konstituimin e Kuvendit, ndërsa, sipas saj, nuk i takon atij të vendosë politikisht nëse dhe kur duhet të vazhdojë seanca.

Reklamë

Edhe Aleanca shkon në sallën e Kuvendit të Kosovës

Ftesës së Partisë Demokratike të Kosovës për mbajtjen e seancës konsituive, i është përgjigjur pozitivisht Aleanca.