×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme

    Kurti: Sot nuk diskutuam për emra, por për kriteret e Presidentit

    Reporteri
    18 Gusht 2026 | 19:01

    Kryetari i LVV-së dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka thënë se në takimin me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, nuk është diskutuar për emra konkretë për presidentin e ardhshëm të Kosovës.

    Kurti tha se diskutimi është fokusuar në kriteret, standardet, vlerat dhe kontributet që duhet t’i ketë figura e ardhshme presidenciale, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    “Ne sot diskutuam hollësisht dhe thellësisht për kriteret, për standardet që duhet t’i ketë figura presidenciale, pra vlerat, parimet dhe kontributet në veçanti”, tha Kurti.

    Ai theksoi se për shkak të ndjeshmërisë së procesit, fillimisht duhet të zhvillohen konsultime brenda subjekteve politike.

    “Pa shkuar ne në konsultime të subjekteve tona, në këtë fazë nuk mund të them më shumë se kaq. Nuk është ky vendi ku unë mund të flas për emër”, deklaroi Kurti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!