Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se presidenti i ardhshëm i Kosovës duhet të jetë një figurë e respektuar dhe me integritet.
Ai tha se gjatë takimit me Kurtin është diskutuar për kriteret dhe profilin e presidentit të ardhshëm, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
“Një President që e do Republikën, e mbron Republikën, e ushtron demokracinë në mënyrën më të mirë të mundshme, dhe një figurë që e shtron unitetin politik ashtu siç i takon”, tha Abdixhiku.
Ai shtoi se Kosova ka figura të përshtatshme për këtë pozitë, por kërkoi që procesi të zhvillohet me kujdes.