Jamal Musiala ka marrë konfirmim mjekësor për të vazhduar të luajë futboll, pavarësisht dy episodeve shqetësuese gjatë ndeshjeve të Bayern Munichut në vetëm katër ditë.
23-vjeçari zbuloi se është diagnostikuar me episode të shkurtra dhe të përkohshme të mungesës së vetëdijes (absence seizures), të shkaktuara nga një çrregullim neurologjik, për të cilin po merr trajtim.
Presidenti i nderit të Bayern Munichut, Uli Hoeness, konfirmoi se neurologët që po e trajtojnë Musialën i kanë dhënë klubit konfirmim me shkrim se nuk ka pengesa për pjesëmarrjen e tij në sportin elitar.
“Pa këtë konfirmim, do të kishim vepruar në mënyrë të papërgjegjshme”, tha Hoeness, duke pranuar se dy kolapset e Musialës e kanë tronditur klubin.
Vetë Musiala u ka bërë thirrje tifozëve të mos shqetësohen, duke thënë se “nuk ka më rrezik shëndetësor” dhe se po merr kujdes të shkëlqyer mjekësor.
Gjermani dëshiron të vazhdojë të luajë dhe, me lejen e neurologëve, synon të rikthehet në fushë sa më shpejt. Sipas raportimeve, rikthimi i tij mund të ndodhë që këtë fundjavë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.




