×
  • Sport
  • Raporto
  • Sport

    Delegacioni serb lëshoi sallën gjatë raportimit të Kosovës për Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030

    Reporteri
    21 Gusht 2026 | 10:59

    Ministri në detyrë i Rinisë dhe Sportit, Blerim Gashani, ka raportuar dje në Asamblenë e Përgjithshme të Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare (ICMG) për ecurinë e përgatitjeve të Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030.

    Gjatë prezantimit para Asamblesë, Gashani paraqiti punën e bërë deri më tani dhe progresin e arritur në kuadër të përgatitjeve për organizimin e këtij eventi të madh sportiv ndërkombëtar.

    Përmes materialeve vizuale, statistikave dhe të dhënave konkrete, ai prezantoi para përfaqësuesve të vendeve anëtare hapat e ndërmarrë nga Kosova në funksion të organizimit të Lojërave.

    Raportimi i Kosovës ishte pjesë e agjendës së rregullt të Asamblesë së Përgjithshme të ICMG-së, ku vendet nikoqire raportojnë mbi përgatitjet dhe zhvillimet drejt edicioneve të ardhshme të Lojërave Mesdhetare.

    Megjithatë, prezantimi i delegacionit të Kosovës u shoqërua me një incident diplomatik. Delegacioni i Serbisë, në shenjë proteste dhe kundërshtimi, u largua nga salla gjatë kohës kur po prezantoheshin përgatitjet për Prishtina 2030.

    Pavarësisht këtij veprimi, prezantimi i Kosovës vazhdoi dhe delegacioni që po punon për Prishtina 2030 paraqiti para Asamblesë progresin e arritur deri më tani.

    Kosova synon që në katër vitet e ardhshme të përmbyllë përgatitjet infrastrukturore dhe organizative për të qenë e gatshme për pritjen e Lojërave Mesdhetare në vitin 2030. /Kosovapress

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!