×
  • Sport
  • Raporto
  • Sport

    Trajneri italian “vuan” në start, rrezikon shkarkimin pas vetëm dy ndeshjesh

    Reporteri
    23 Gusht 2026 | 15:03

    Aventura e Walter Mazzarri-t në stol të Iraklis-it nuk ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme.

    Pas eliminimit të parakohshëm në turin e dytë të Kupës së Greqisë përballë Volos-it, tekniku toskan është mposhtur edhe në ndeshjen e tij debutuese në kampionat, ku u mund 4-0 nga AEK-u i Athinës.

    Skuadra e sapongjitur në elitë u godit nga dygolëshi i Luka Jovic-it si dhe rrjetat e Barnabas Varga-s e Zini-t.

    Sipas raportimeve që vijnë nga mediat greke, pozita e Mazzarri-t është lëkundur fort që në fillim dhe trajneri italian përballet me rrezikun e një shkarkimi të menjëhershëm.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!