×
  • Raporto
  • Mjekësi

    I tregoni simptomat ChatGPT-së? Ja çfarë paralajmëron kardiologu

    Reporteri
    24 Gusht 2026 | 18:44

    Në epokën e informacionit dhe teknologjisë, gjithnjë e më shumë njerëz u drejtohen platformave të inteligjencës artificiale si ChatGPT për të marrë përgjigje mbi shqetësimet e tyre shëndetësore.

    Por sa i sigurt është ky hap?

    Prof. Anesti Kondili me përvojë të gjatë paralajmëron se ndërsa teknologjia mund të jetë një mjet orientues, kurrsesi nuk mund të zëvendësojë gjykimin klinik dhe ekspertizën e një profesionisti.

    Sipas tij, inteligjenca artificiale mund të ofrojë orientim nëse i jepen parametra të sakta si rezultate analizash, EKG apo matje specifike. Megjithatë, mbështetja vetëm tek këto platforma për një diagnozë është një gabim i madh.

    “Çdo organizëm ka specifikën e vet,” thekson ai, duke shtuar se ChatGPT “nuk mund të decizojë dhe të zëvendësojë mjekun. Nuk mundet të zëvendësojë gjykimin mjekësor që vjen nga një përvojë e gjatë me të sëmurët.”-perfundon mjeku.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!