×
  • Sport
  • Raporto
  • Sport / Sport

    Italia i heq mbështetjen Infantinos

    Reporteri
    26 Gusht 2026 | 22:50

    Federata Italiane e Futbollit ka vendosur të tërheqë mbështetjen për kandidaturën e Gianni Infantinos për një mandat të ri në krye të FIFA-s, në zgjedhjet e parashikuara për marsin e vitit 2027.

    Vendimi i federatës italiane vjen në koordinim me UEFA-n dhe presidentin e saj, Aleksander Čeferin, dhe lidhet me qëndrimet e fundit të Infantinos për qeverisjen dhe zhvillimin e kompeticioneve ndërkombëtare.

    Presidenti i Federates, Giovanni Malagò, theksoi se Italia do të vazhdojë të bashkëpunojë me UEFA-n dhe federatat e tjera evropiane për një model futbolli të bazuar te merita, solidariteti, qëndrueshmëria dhe roli qendror i tifozëve.

    Vendimi vjen në një moment të ndërlikuar për Infantinon. Presidenti i FIFA-s ka marrë mbështetjen publike të Javier Zanettit, Esteban Cambiassos dhe Javier Pastores, përmes një letre të publikuar në rrjetet sociale nga zëvendëspresidenti i Interit. Ndërkohë, disa ditë më parë, ish-yjet e futbollit dhe FIFA Legends, kërkuan ndryshime në drejtimin e organizatës botërore të futbollit.

    Në planin tjetër, UEFA po shqyrton mundësinë e zbutjes së qëndrimit ndaj Infantinos, pasi, sipas raportimeve, ka marrë garanci se nuk do të paraqitet më plani për përfshirjen e kapitalit privat në disa prej kompeticioneve të FIFA-s. Gara për drejtimin e futbollit botëror hyn në një fazë të re, me përplasjet mbi qeverisjen dhe modelin e zhvillimit të futbollit që po bëhen gjithnjë e më të dukshme.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!