×
  • Extra
  • Extra

    Prifti rus: Rusia po vdes, rusët nuk bëjnë asgjë, vetëm pinë alkool

    Reporteri
    30 Mars 2019 | 13:06

    Prifti rus Dimitri Smirnov, duke komentuar mbi propozimin turk që Hagia Sophia të kthehet në  xhami, thotë se rusët duhet ta kuptojnë se së shpejti ata do të kenë një minare të vendosur në qendër të Kremlinit.


    “Ukraina, Bjellorusia dhe Rusia po vdesin”, thotë  Smirnov, i cili udhëheq Komisionin për Familjen e Patriarkanës së Moskës. “Shtetit rus i kanë mbetur vetëm 30 vite jetë”, përveç nëse nuk ndodh ndonjë mrekulli.Populli rus mund të zhduket plotësisht, thotë ai, ashtu siç ndodhi me Bizantin, i cili ishte qendra e botës, transmeton Reporteri.net.

    Vetëm Zoti mund të bëjë një mrekulli dhe të shpëtojë Rusinë, shton Smirov duke thënë se rusët kanë harruar edhe të luten, ata sipas tij vetëm pinë birra.

    “Kush po lutet tani, ata vetëm pinë birra dhe peshkojnë, nëse kjo nuk ndryshon, Rusia do të zhduket në një të ardhme të largët”, thotë Smirnov./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!