×
  • Show Time
  • Raporto
  • Show Time

    ​Vdes në moshën 33 vjeçare aktorja Carla Jeffery

    Reporteri
    03 Shtator 2026 | 23:36

    Aktorja Carla Jeffery, e njohur më së shumti për rolin e Bree në serinë e filmave “Zombies”, ka ndërruar jetë këtë të martë në moshën 33 vjeçare, sipas njoftimit të bërë në instagram nga agjencia e saj e talenteve.

    “Zemrat tona janë të thyera teksa vajtojmë humbjen e të dashurës sonë, Carla Jeffery. Për më shumë se 20 vjet, Carla ishte pjesë e familjes së Alexanders Talent Management dhe ta shihnim atë të rritej nga një vajzë e re dhe e talentuar në gruan dhe aktoren e bukur, plot jetë dhe energji që u bë, ishte një privilegj i jashtëzakonshëm”, thuhej në deklaratë.

    Agjencia e talenteve tha se do ta kujtojë Jeffery për buzëqeshjen e saj të pa rezistueshme, të qeshurën, talentin dhe dritën e bukur që ajo përcillte kudo që shkonte.

    “Dashuria dhe ngushëllimet tona më të thella janë me familjen dhe të dashurit e Carla-s. Prehu në paqe, Carla. Do të na mungosh shumë dhe do të jesh përgjithmonë e dashur”, përfundonte deklarata.

    Shkaku i vdekjes së Jeffery-t nuk është bërë ende i ditur, raporton Page Six.

    Përveç filmave “Zombie”, Jeffery u shfaq në filmin artistik të vitit 2020 “Puzzled” dhe në serialet televizive “Southland”, “Curb Your Enthusiasm” dhe “American Vandal”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!