Këngëtarja shqiptaro-amerikane, Bebe Rexha, ka tërhequr vëmendjen me paraqitjen e saj të fundit, duke sjellë një tjetër dukje elegante dhe tejet atraktive.

Artistja ka publikuar disa fotografi në llogarinë e saj në Instagram, ku ka ndarë me ndjekësit pamje nga paraqitja e saj në një event të mbajtur së fundmi në Las Vegas.

Rexha kishte zgjedhur një fustan të gjatë, në nuancë shampanje, të dekoruar me gurë dhe detaje vezulluese, i cili theksonte siluetën e saj.

Reklamë

Dukjen e kishte kompletuar me një pelerinë të shkurtër prej gëzofi në ngjyrë të çelët, ndërsa flokët bionde dhe grimi i theksuar i jepnin edhe më shumë elegancë paraqitjes së saj.

Fotografitë kanë marrë vëmendjen e ndjekësve të artistes, e cila vazhdon të jetë një nga emrat e njohur të muzikës pop me origjinë shqiptare në skenën ndërkombëtare.

Ndërkohë, ky ka qenë një vit i rëndësishëm edhe në aspektin muzikor për Bebe Rexhën. Në muajin qershor, ajo publikoi albumin e saj të katërt në studio, “Dirty Blonde”, i cili u prit me interes nga fansat dhe shënoi një tjetër kapitull në karrierën e saj muzikore.

Reklamë