Policia e Shqipërisë ka publikuar pamjet kur këngëtari Jozefin Marku është dërguar në stacionin policor, shkruan Reporteri.net.
Arretimi i tij në Polici vjen pasi bashkë me një grup prej disa personash, Marku ka rrahur ish-banorin e BBVIP Kosova, Edi Kuçi.
Gazeta online Reporteri.net dje publikoi videon e plotë të këtij sherri.
Ata arrijnë ta ndalin veturën duke përdorur shenjën “STOP” të Policisë. Më pas këngëtari Jozi shihet duke e goditur Eduard Kuçin.