Pamje të shkëputura nga incidenti mes këngëtarit Jozefin Marku dhe Eduard Kuçit, janë publikuar ditëve të fundit.

Gazeta online Reporteri.net ka siguruar videon e plotë të këtij sherri. Plani për t’i dalë në pritë nisë në veturë dhe më pas disa persona, mes të cilëve të maskuar ia zënë rrugën veturës në të cilën ndodhej Eduard Kuçi.

Ata arrijnë ta ndalin veturën duke përdorur shenjën “STOP” të Policisë. Më pas këngëtari Jozi shihet duke e goditur Eduard Kuçin.

Reklamë

“Ulu në gjunjë, kshyrëm në sy e kërko falje”, shihet duke i thënë ai. Në pamje dëgjohet duke i thënë edhe “Shaje Gjestin”.

Përkundër se pamje të këtij sherri qarkullojnë në rrjete sociale e media tash e dy ditë, policia shqiptare dhe as prokuroria atje, nuk kanë marrë ende asnjë veprim.

Përkundër kësaj, këngëtari Jozi mbrëmë ka performuar në një koncert të organizuar nga Bashkia  e Kukësit në  Shqipëri./Reporteri.net/