Policia ka njoftuar se të shtunën rreth orës 03:50, në rrugën “Lidhja e Pejës”, pas një mosmarrëveshjeje, një person mashkull kosovar dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në drejtim të një personi tjetër.
Si pasojë e të shtënave, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore, ndërsa i dyshuari është larguar në drejtim të panjohur.
Rasti është duke u hetuar nga organet kompetente.
Njoftimi i plotë: “VRASJE NË TENTATIVË/Rr. Lidhja e Pejës, Prishtinë / 05.09.2026 – 03:50. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar (m/k), pas një mosmarrëveshje, në një lokal ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës (m/k). Si pasojë, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet përkatëse policore, ndërsa i dyshuari është larguar në drejtim të panjohur“.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.



