Arbër Hajdari ka reaguar pas pretendimeve të Erion Veliajt se i ishte kërkuar që të hiqte dorë nga drejtimi i Bashkisë së Tiranës dhe t’ia delegonte atë Hajdarit.

Përmes një postimi në Facebook, Hajdari ka mohuar çdo lidhje me këtë çështje, duke i cilësuar pretendimet e Veliajt si “thashetheme” dhe “fantazi”.

“Unë nuk kam lidhje me këtë histori penale-politike dhe as jam i papunë, as kam ëndërruar ndonjëherë të më punësojë, larg qoftë, Lali Eri!”, ka shkruar Hajdari.

Reklamë

Ai ka thënë se është habitur që emri i tij është përfshirë në këtë çështje, ndërsa ka ironizuar me situatën duke thënë se fundjavat i kalon mes njerëzve në nevojë, ndërsa gjatë javës merret me politikë.

“Pa merak miq, unë jam Arbëri i fundjavës”, ka përfunduar ai reagimin.

Reagimi i Hajdarit vjen pasi Veliaj publikoi një letër, për të cilën tha se e kishte shkruar me dorën e tij, ku pretendonte se njëra nga kërkesat që i ishte bërë në burg ishte të hiqte dorë nga Bashkia e Tiranës dhe t’ia delegonte atë Arbër Hajdarit.