Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar familjen e Laurent Krasniqit për t’u shprehur ngushëllime pas humbjes së tij tragjike.
Krasniqi, 29-vjeçari i njohur si ish-kameraman dhe krijues përmbajtjeje në rrjetet sociale, humbi jetën më 2 shtator në një aksident trafiku në fshatin Llukar të Prishtinës.
Sipas Policisë së Kosovës, në aksident u përfshinë një veturë dhe motoçikleta me të cilën po udhëtonte Krasniqi.
Ai pësoi lëndime të rënda dhe, pavarësisht dërgimit në Emergjencën e QKUK-së, nuk arriti t’u mbijetojë plagëve.
Shoferi i veturës është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje me urdhër të prokurorit, ndërsa rasti po hetohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.




