×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme

    Djali i Trumpit prezanton pasaportën e re amerikane me fytyrën e babait të tij

    Reporteri
    07 Shtator 2026 | 8:12

    Eric Trump ka tërhequr vëmendjen pasi publikoi një video ku prezanton pasaportën e re amerikane, në të cilën është vendosur portreti i babait të tij, Donald Trump.

    Dizajni i veçantë ka shkaktuar reagime dhe kritika në internet, ndërsa Eric Trump shprehu entuziazmin e tij për të.

    Në videon e publikuar, Eric Trump tregoi të ashtuquajturën “Patriot Passport”, një pasaportë e krijuar nga Departamenti i Shtetit në kuadër të festimeve për 250-vjetorin e Shteteve të Bashkuara.

    “Shikoni çfarë më erdhi me postë. Pasaporta e re… Më pëlqen shumë”, tha Eric teksa e hapi dokumentin para kamerës.

    Pasaporta përmban elemente të ndryshme që lidhen me historinë amerikane.

    Në dizajn është vendosur portreti i Donald Trumpit, së bashku me një pjesë të tekstit të Deklaratës së Pavarësisë.

    Gjithashtu përfshihen një flamur i artë “Freedom 250” dhe një ilustrim i Etërve Themelues duke nënshkruar Deklaratën e Pavarësisë.

    Departamenti i Shtetit ka planifikuar të prodhojë 250 mijë kopje të kësaj pasaporte.

    Çmimi është 130 dollarë, ndërsa aplikantët e rritur që aplikojnë për pasaportë për herë të parë duhet të paguajnë edhe një tarifë pranimi prej 35 dollarësh.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!