Shkëlzen Sylaj është i riu nga Suhareka që sfidon forcën e veturave, duke mos i lejuar ato që të lëvizin fare nga vendi.
Sylaj forcën që ka marrë, e ka falë fitnesit dhe ushtrimeve të tjera cilat janë më të veçanta, pasi hyn në kategorinë e ushtrimeve të quajtura ‘strong man’ apo ‘njerëz të fortë’.
Ai ka forcë që të ndalojë veturat në vend që të mos ecin fare, duke i kapur në pjesën e përparme të tyre dhe duke i lënë pezull në ajër.
Në profilin e tij në Facebook, Sylaj ka postuar video të ndryshme, mirëpo ndër dy më interesantet, ai shihet se si e ngrit pa pikë problemi një veturë xhip, modeli ‘NIVA’.
Kjo veturë i ka rreth 1300 kilogramë, peshë e madhe për t’u ngritur vetëm me duar nga një njeri.
Më poshtë keni videon, ku shihet Sylaj duke e ngritur në ajër veturën pa pikë problemi.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.