×
  • Show Time
  • Raporto
  • Show Time

    “Tha se ishte konflikt i thjeshtë, duhet të sqarohet”, policia shqiptare vihet në kërkim të Edi Kuçit

    Reporteri
    08 Shtator 2026 | 11:40

    Një tjetër zhvillim ka dalë në dritë lidhur me ngjarjen ku këngëtari Jozefin Marku dhe shoferi i tij Kristjan Nikolli, janë arrestuar nga Policia.

    Prokuroria ka kërkuar masën e sigurisë “arrest me burg” për të dy, ndërsa hetimet vijojnë për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes dhe rolin e secilit person të përfshirë. Gjithashtu, bëhet me dije se viktima e sulmit, Eduard Kuçi, është vendosur nën kërkim policor dhe akuzohet për moskallëzim krimi.

    Detajet e reja u bënë publike në Top News, shkruan Top Channel.

    “Prokurori i çështjes, Françesk Galaj, i ka kërkuar gjykatës arrest me burg. Ende nuk është caktuar ora e seancës për dy të arrestuarit, Jozefin Marku dhe Kristjan Nikolli. Eduard Kuçi nuk e ka kallëzuar krimin, në polici ka thënë se ka qenë një konflikt i thjeshtë për shkak të bllokimit të rrugës me makinë.

    Më pas policia ka konfirmuar dhe ka bërë verifikimet e nevojshme, ka ngritur akuzën e moskallëzimit të krimit për Kuçin dhe e ka vënë në kërkim policor. Më pas, Marku është thirrur në polici, por ai nuk ka pranuar. Pas arrestimit ka thënë se është mërzitur që Kuçi e ka ofenduar në rrjetet sociale.

    Prokuroria ka ngritur disa akuza ndaj tij dhe Kristjan Nikolli. Kuçi nuk ka bërë denoncim dhe është një hetim i nisur nga ana e policisë. Kuçi është në kërkim policor, që ndryshon nga kërkimi nga ana e gjykatës apo prokurorisë. Ai kërkohet të japë sqarime për ngjarjen.

    Prokurori ka kërkuar akt-ekspertimi për të kuptuar nëse ka dëme trupore ndaj viktimës së sulmit. Po hetohet gjithashtu për përdorimin e simboleve të policisë së shtetit. Pika më e fortë e mbrojtjes së Markut do të jetë fakti që Kuçi nuk ka bërë denoncim”, u shpreh Anila Hoxha.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!