×
  • Show Time
  • Raporto
  • Show Time

    Shqiptarët i hynë në shtëpi për të grabitur, stilistja spanjolle tregon tmerrin që përjetoi

    Reporteri
    08 Shtator 2026 | 14:11

    Stilistja e njohur spanjolle, Rocio Osorno ka folur në mediat spanjolle në lidhje me tmerrin që përjetoji, pasi dy shqiptarë hynë në shtëpinë e saj për të grabitur.

    Ajo e publikoi në rrjetet sociale videon e momentit kur grabitësit ishin brenda shtëpisë të maskuar dhe vodhën sende me vlerë e para cash. Shqiptarët, të cilët mund të identifikohen për shkak të gjuhës që flasin, kanë hyrë nga një dritare e lënë hapur në një nga dhomat e banesës së stilistes.

    Tashmë ajo ka treguar të gjithë ngjarjen dhe tronditjen që pësoi nga ai rast.

    “Hodha një vështrim me bisht të syrit nga dhoma dhe vura re se dritarja ishte e hapur. Djali i vogël sapo kishte qenë sipër me mua. Mendova: ‘A mund të jetë ai që u ngjit lart?’ Nuk i lashë kurrë ta hapnin sepse kam frikë se do të bien. Kështu që thashë: ‘Jo, nuk mendoj se është ai.’ Pastaj pashë hijen, vrapova poshtë shkallëve, hapa derën e pasme të shtëpisë sime dhe bërtita me të madhe .“

    Ajo shprehet se nuk do të ishte përballur me grabitësit edhe sikur të merrnin gjithçka nga shtëpia, sepse ishte shumë e frikësuar.

    Influencuesja e modës thotë se ka paraqitur tashmë një kallëzim në polici , por është ende e paqartë se si ndodhi e gjitha ose çfarë informacioni kishin hajdutët. Ajo shton se dhoma ku hynë grabitësit ishte në një farë mënyre sekrete sepse aty nuk hynte askush përveç saj.

    “Në shtëpinë time vijnë shumë njerëz, shumë miq, gjatë gjithë kohës dhe prandaj ne mbajmë kamera dhe brenda në shtëpi. Por jo në atë dhomë, për atë nuk e dinte njeri. Është një zonë e shtëpisë sime që nuk e tregoj kurrë në rrjetet sociale.”– tha ajo.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!