Ben Affleck ka bërë një rrugëtim të veçantë në Festivalin e Filmit në Venecia për të mbështetur vëllain e tij të vogël, Casey Affleck, në premierën botërore të filmit të tij të ri si regjisor, të titulluar “Company”.
Të dy vëllezërit aktorë dhe kineastë, kaluan ne tapetin e kuq së bashku me kastin, duke përfshirë Nick Nolte, Scoot McNairy, Adelaide Clemens, Emily Alyn Lind dhe Caylee Cowean.
Filmi “Company” rrëfen një seri tregimesh që përfshijnë disa gjenerata.
Pjesa më e madhe e filmit është vendosur në amrikën e fillim viteve 1900, ku një djalë i ri misterioz, i luajtur nga djali i Casey Affleck Atticus, merret nga fermerët që i ofrojnë ushqim dhe pagë në këmbim të punës si roje nate pas një seri vrasjesh të tmerrshme në atë zone.
Në film gjithashtu interpreton edhe djali i madh i Affleck Indiana.
“Company” është një nga 21 filmat që garojnë për çmimin “Luani i Artë” të Venecias, i cili do të prezantohet të Shtunën e 12 shtatorit.