Ish-presidenti i vendit, Hashim Thaçi, do japë një intervistë televizive, e cila do jetë e fundit para vendimit të Speciales me 16 shtator.
Intervista e tij është dhënë për Top Channel, e cila do transmetohet sonte.
Gjykata Speciale do ta shpallë më 16 shtator në Hagë aktgjykimin në rastin ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës: Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.
Thaçi ndodhet në qendrën e paraburgimit në Hagë që nga nëntori i vitit 2020, kur u arrestua nën akuza për krime lufte. Që atëherë, mbrojtjes së Thaçit i janë refuzuar të gjitha parashtresat për lirim nga paraburgimi