×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme / Gjykata

    Dyshohen për tjetërsim të pronës 1.5 milionëshe, 5 zyrtarëve u ndalohet t’i afrohen komunës së Fushë Kosovës

    Reporteri
    10 Shtator 2026 | 12:24

    Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit në çështjen penale ndaj të pandehurve G.Z., A.G., L.M., D.G. dhe E.A., të cilët dysohen se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”. Atyre iu caktua masa e ndalimit për t’iu afruar vendit apo personit të caktuar, si dhe obligohen të paraqiten në stacion policor.

    Sipas Gjykatës, të pandehurve kjo masë do t’iu llogaritet deri më 8 tetor 2026

    “Gjyqtari i procedurës paraprake pas dëgjimit të palëve në procedurë dhe pas analizimit të shkresave të lëndës, përmes Aktvendimit ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit si të pa bazuar dhe ndaj të pandehurve G.Z., A.G., L.M., D.G. dhe E.A., ka caktuar masën Ndalimi për të iu ofruar vendit apo personit të caktuar, e cila masë të pandehurve iu është caktuar në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji për secilin, duke u llogaritur nga data 08.09.2026 deri më datë 08.10.2026”, thuhet në njoftim.

    Gjykata njofton se obligohen pesë të pandehurit që në largësinë prej 200 metra, të mos i ofrohen vendit- respektivisht Komunës së Fushë-Kosovës. Aty thuhet se mosrespektimi i kësaj mase nga ana e të pandehurve, do të zëvendësohet me masën e paraburgimit.

    “Gjykata ka urdhëruar masën Paraqitja në stacionin policor ndaj të pandehurve G.Z., A.G., L.M., D.G. dhe E.A., e cila masë do të llogaritet në kohëzgjatje prej një (1) muaji, duke filluar nga data 08.09.2026 deri më datë 08.10.2026. Gjykata mund të caktoj masën e paraburgimit, nëse të pandehurit nuk respektojnë masën e shqiptuar. Me rastin e vendosjes, Gjykata konstatoi se me masat e lartcekura tani për tani do të arrihet që procedura penale të zhvillohet e pa penguar”, thuhet në njoftim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!