×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme

    Deputetja e VV-së: Nuk më pëlqen me votu Kujtim Shalën e Vlora Çitakun

    Reporteri
    10 Shtator 2026 | 21:47

    Deputetja e Vetëvendosjes, Arbëreshë Hyseni, ka thënë se nuk është e gatshme të votojë për Kujtim Shalën dhe Vlora Çitakun për nënkryetarë të Kuvendit, duke e lidhur qëndrimin e saj me deklaratat e tyre kundër një marrëveshjeje me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.

    Duke folur në  T7, Hyseni tha se nuk i pëlqen t’i votojë Shalën dhe Çitakun, përderisa, sipas saj, ata janë deklaruar kundër çdo marrëveshjeje të mundshme me Kurtin.

    “Si deputete nuk më pëlqen me votu Kujtim Shalën dhe Vlora Çitakun, përderisa ata deklarohen që janë kundër çdo marrëveshje të mundshme me Albin Kurtin”, tha Hyseni.

    Ajo u shpreh veçanërisht kundër votimit të Shalës, duke pyetur pse duhet ta votojë atë për nënkryetar të Kuvendit.

    Sipas Hysenit, Shala nuk është i gatshëm të shtyjë përpara një marrëveshje për presidentin, ndërsa për zgjedhjen e tij si nënkryetar nevojiten votat e deputetëve të VV-së.

    Hyseni foli edhe për deklaratën e deputetit të Listës Serbe, Igor Simiq, i cili gjatë seancës së Kuvendit tha se po fliste “në emër të popullit serb”.

    Ajo tha se kjo deklaratë është dashur të tërheqë më shumë vëmendjen e partive të tjera politike, duke vlerësuar se PDK-ja nuk i ka kushtuar vëmendjen e duhur kësaj çështjeje.

    Sipas saj, kjo deklaratë është dashur të trajtohej me më shumë seriozitet edhe nga partitë e tjera, përfshirë PDK-në.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!