×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme / Kryeqyteti

    Ramës i tregohen prangat nga asamblistët e VV-së kur merr fjalën për dhënien në shfrytëzim të “Tulltores”

    Reporteri
    11 Shtator 2026 | 10:53

    Kuvendi Komunal i Prishtinës është duke mbajtur seancë të jashtëzakonshme.

    Në rend dite, si pikë e parë është propozim-vendimi për dhënien në shfrytëzim të pronës te “Tulltorja”.

    Në momentin  kur kryetari i Prishtinës, Përparim Rama mori fjalën për të folur lidhur me këtë propozim-vendim, asamblistët e LVV-së  u panë me disa pranga në duar.

    Ata me njërën dorë kanë goditur tavolinat dhe me tjetër i kanë treguar Ramës prangat.

    Rama, megjithatë ka vazhduar fjalimin. /Reporterinet/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!