Edhe seanca e sotme për konstituimin e Kuvendit, u ndërpre pasi që deputetët e PDK-së e kanë lëshuar sallën e Kuvendit. Kjo pasi që Vetëvendosja nuk e ka përkrahur kandidaten e tyre për nënkryetare, Vlora Çitaku, duke abstenuar në votim.
Të gjithë deputetët e PDK-së, u panë duke dalë menjëherë nga salla, por jo edhe Mërgim Lushtaku. Ai qëndroi në sallë, derisa në një moment u pa edhe shefi i grupit parlamentar, Arian Tahiri duke e “lutur” të dalë nga salla.
Për këtë çështje u pyet edhe kryetari i partisë, Bedri Hamza, i cili para mediave tha se nuk i di arsyet se Lsuhtaku qëndroi në sallë.
Hamza po ashtu tha se nuk do të marrin pjesë më në asnjë seancë, teksa paralajmëroi se rastin do ta dërgojnë në Kushtetuese./Reporteri.net/