Sot në Kosovë pritet mot pjesërisht i vranët, me intervale të shkurtra me diell.

Në disa pjesë të vendit, sidomos gjatë pjesës së dytë të ditës, priten riga shiu, kryesisht me karakter lokal.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 10 deri në 15°C, ndërsa temperaturat maksimale nga 20 deri në 25°C.

Reklamë

Do të fryjë erë nga veriperëndimi, me shpejtësi 1–7 m/s.

Të dielën, moti do të jetë kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara, pa reshje të theksuara.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 11 deri në 15°C, ndërsa temperaturat maksimale nga 22 deri në 24°C.

Era do të fryjë nga verilindja, me shpejtësi 1–5 m/s.