Ka nisur në Kuvend vazhdimi i seancës konstituive. Në seancë janë të pranishëm 82 deputetë, ata të Lëvizjes Vetëvendosje, të Lidhjes Demokratike të Kosovës, të Listës Serbe dhe disa nga komunitetet.
Kryeparlamentaria Albulena Haxhiu e hodhi menjëherë për votim emrin e kandidatit të LDK-së për nënkryetar të Kuvendit, Kujtim Shala, i cili u zgjodh në këtë pozitë me 75 vota pro.
Pas votimit, kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, e uroi Shalën për pozitën e re.
Ndryshe, deputetët e PDK-së dhe Aleancës nuk po marrin pjesë në këtë seancë. Në seancë, bashkë me deputetët e LVV-së e LDK-së janë veç deputetët e Listës Serbe dhe disa të komuniteteve tjera jo-shumicë.
Seanca është duke vazhduar me propozimet dhe votimin e nënkryetarit nga radhët e Listës Serbe.