Edon Zhegrova ka shkëlqyer të dielën mbrëma në ndeshjen Sassuolo – Juventus.

Edhe pse u inkuadrua në minutën e 60-të, Zhegrova tregoi cilësitë e tij për Juven.

22 minuta pasi hyri në lojë, Zhegrova shënoi golin e barazimit 1:1, ku mposhti portierin e Kosovës, Aro Muriq.

Reklamë


Shtatë minuta më vonë, Sassuolo shënoi golin për 2:1, por festa e vendasve zgjati shkurt. Gëzimin e tyre e prishi sërish Zhegrova, i cili shënoi tjetër supergol në portën e Aro Muriq.


Megjithatë, dy golat e Edonit në fund ishin të pamjaftueshme, pasi Sassuolo shënoi golin e fitores 3:2 në minutën e 94-t.

Vlen të ceket se me dy golat e realizuar të dielën, Zhegrova është bërë golashënuesi më i mirë i Juventusit deri më tani këtë edicion.

Reklamë

Deri më tani nga një gol për Juventusin kanë shënuar Gleison Bremer, Nico Gonzalez, Teun Koopmeiners dhe Federico Gatti. /Reporteri.net/.