×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme

    Grenell i reagon ashpër Marta Kosit pasi tha se Specialja është e pavarur dhe kërkoi respektimin e vendimit

    Reporteri
    16 Shtator 2026 | 17:44

    Emisari ameirkan, Richard Grenell, ka reaguar ndaj Komisioneres së BE-së, Marta Kos, e cila tha se Gjykata e Hagës është e pavarur dhe kërkoi respektimin e vendimit të saj, me arsyetimin se të dënuarit mund të apelojnë.

    Grenell ka thënë se është e turpshme të mbahet dikush në burg për diçka që pretendohet se ka ndodhur 25 vjet më parë.

    “Jo. Të mbash dikë në burg për 6 vjet për diçka që pretendohet se ka ndodhur 25 vjet më parë, është e turpshme. Evropa duhet t’i reformojë institucionet e saj – dhe politikat e saj. Kjo nuk është drejtësi; është aktivizëm i elitave.Është një tjetër njollë për Evropën. Financimi për këto gjykata radikale duhet të ndërpritet menjëherë”, ka shkruar ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!