×
  • Lajme
  • Raporto
  • Fokus / Aktgjykimi i Hagës

    Pos Kurtit, Hamza takoi edhe Abdixhikun e Gjinin: Situata është serioze

    Reporteri
    17 Shtator 2026 | 20:24

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka bërë të ditur se pas vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë për dënimin e katër ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, është takuar ndaras me tre liderët e partive parlamentare, Albin Kurtin, Lumir Abdixhikun dhe Ardian Gjinin.

    Hamza ka thënë se takimet janë zhvilluar me kërkesën e tij, ndërsa tema kryesore e diskutimeve ka qenë situata e krijuar pas aktgjykimit në Hagë dhe sfidat me të cilat po përballet Kosova.

    “Me kërkesën time, pas vendimit në Hagë, u takova ndaras me tre liderët e partive parlamentare, z. Kurti, z. Abdixhiku dhe z. Gjini.

    I falënderoj të tre për takimet”, ka shkruar Hamza.

    Ai ka bërë të ditur se gjatë takimeve është diskutuar për seriozitetin e situatës së krijuar, sfidat aktuale, si dhe mundësitë për bashkëpunim ndërmjet partive politike në këtë periudhë.

    “Ne biseduam për seriozitetin e situatës së krijuar, sfidat me të cilat po përballemi, si dhe për mundësitë e bashkëpunimit në këtë periudhë të rëndësishme për popullin dhe shtetin tonë”, ka deklaruar Hamza.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!