Momente paniku dhe kaosi janë regjistruar në një fluturim të kompanisë ajrore Biman Bangladesh Airlines, i cili po udhëtonte nga Sylhet (Bangladesh) drejt Londrës, pasi disa pasagjerë janë përfshirë në një përleshje fizike në mes të bordit.
Sipas raportimit të gazetës gjermane BILD, debati mes dy burrave ka eskaluar shpejt në dhunë fizike. Në videon e shpërndarë me shpejtësi në rrjetet sociale, shihen pasagjerët teksa godasin me grushte njëri-tjetrin përgjatë korridorit të avionit, ndërkohë që njërit prej tyre i është grisur plotësisht bluza gjatë përleshjes.
Të tmerruar nga skena, pasagjerët e tjerë dhe pjesëtarët e ekuipazhit të kabinës kanë ndërhyrë me shpejtësi për t’i ndarë palët dhe për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës në lartësi.
Deri më tani, shkaqet dhe motivi që çuan në këtë konflikt fizik mbeten ende të paqarta. Kompania ajrore dhe autoritetet përkatëse nuk kanë bërë ende të ditur nëse personat e përfshirë janë shoqëruar nga policia menjëherë pas uljes në aeroportin e destinacionit.
Mid-Air Brawl on Biman Bangladesh Airlines Flight.
A video showing two passengers involved in a physical fight aboard.
The flight was travelling from London to Dhaka when an argument between two male passengers reportedly escalated into a physical altercation, causing panic… pic.twitter.com/k0qOScmvlq
— Ashoke Raj (@Ashoke_Raj) September 17, 2026