Aleanca e partive të udhëhequra nga arabët në Izrael, e njohur si Lista e Përbashkët, ka njoftuar mbështetjen për liderin opozitar Gadi Eisenkot, duke I hapur rrugë formimit të një qeverie të re pas zgjedhjeve parlamentare të javës së kaluar.

Në një deklaratë zyrtare, aleanca bëri të ditur se do ti rekomandojë presidentit Isaac Herzog që mandati për formimin e qeverisë t’i besohet Eisenkotit.

Partitë arabe arritën një rezultat historik, duke siguruar gjithsej 19 vende në parlamentin izraelit, i cili ka 120 deputetë. Edhe partia Ra’am ka konfirmuar mbështetjen peer Eisenkotin, duke e çuar në 56 numrin e deputetëve që propozojnë kandidaturën e tij.

Reklamë

Ndërkohë, blloku I kryeministrit Benjamin Netanyahu ka 53 vende, por mbështetja brenda tij është vënë në pikëpyetje. Fraksioni ultraortodoks Degel HaTorah ka deklaruar se nuk do të mbështesë asnjë kandidat, pas përplasjeve me Netanyahun lidhur me përjashtimin e komunitetit ultraortodoks nga shërbimi ushtarak.

Presidenti Herzog ka nisur konsultimet me përfaqësuesit e partive parlamentare, ndërsa bisedimet do të vijojnë.

Rezultatet e zgjedhjeve përbëjnë një goditje të rëndësishme për Netanyahun, i cili rrezikon të humbasë kontrollin mbi formimin e qeverisë së ardhshme.