×
  • Show Time
  • Show Time

    E rëndë: Mahrez i shkatërruar, e tradhton gruaja me kampionin e boksit

    Reporteri
    03 Nëntor 2019 | 11:46

    Kampioni i WBC në peshat e rënda në boks, Deontay Wilder, thuhet se ka flirtuar me gruan e yllit të Manchester City, Ryiad Mahrez.


    Wilder raportohet ta ketë takuar gruan e algjerianit, Rita, në një klub nate të Mançesterit, gjatë muajit gusht.

    Mahrez, i cili është shpallur kampion i Premierligës me Manchester City dhe ka fituar Kupën e Afrikës me Algjerinë, ka mbetur i shkatërruar nga ndodhitë e fundit, raporton ‘The Sun’.

    Takimi i Wilder me Rita nuk ishte thjeshtë takim, pasi mes dyshes thuhet të ketë pasur ‘lidhje të vërtetë’ – thuhet nga burimet e ‘The Sun’.

    “Ata po bisedonin, po qeshnin e po kënaqeshin. Mund të shihej se kishte kimi dhe lidhje reale” ka thënë dëshmitari i gazetës britanike.

    Mahrez i takon besimit islam dhe nuk përdor alkool e nuk frekuenton klubet e natës. Lajmet për ‘lidhjen’ e gruas së tij që ka dy fëmijë me të, me kampionin amerikan të WBC në boks, e kanë lënë algjerianin të shkatërruar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!