×
  • Lajme
  • Raporto
  • Botë

    Cilat janë kushtet më të fundit të Iranit për t’i dhënë fund luftës me SHBA-në?

    Reporteri
    21 Shtator 2026 | 8:09

    Shefi i sigurisë së Iranit, Mohsen Rezaei, ka paraqitur kushtet më të fundit të Teheranit për t’i dhënë fund luftës me Shtetet e Bashkuara.

    Rezaei tha se Teherani i ka përcjellë kushtet e tij SHBA-së përmes ndërmjetësve nga Katari, por shtoi se Teherani është më i kalitur në beteja tani sesa në 40 ditët e para të luftës, e cila filloi në fund të shkurtit pas sulmeve të përbashkëta SHBA-Izrael ndaj Iranit.

    “Ne do ta përballemi me Amerikën me forcë më të madhe dhe me sulme më të shumta e më të dhimbshme”, ka thënë Rezaei për Al Jazeera.

    Por cilat janë kushtet iraniane për t’i dhënë fund luftës?

    Ja çfarë i tha Rezaei, Al Jazeera-s:

    Dhënia fund e luftës në të gjitha frontet, përfshirë veçanërisht Libanin.

    Lirimi i fondeve të ngrira që kapin vlerën e miliarda dollarëve amerikanë.

    Dhënia fund e bllokadës detare ndaj porteve iraniane.

    Dhënia fund e ndërhyrjes së SHBA-së në punët e brendshme të Iranit.

    Dhënia fund e bashkëpunimit të SHBA-së me “kundërshtarët e revolucionit tonë”.

    Dhënia fund e të gjitha sulmeve amerikane në territorin iranian.

    “Është në interesin e Uashingtonit t’i pranojë këto kushte. Kërcënimet e Trumpit nuk do të sjellin asnjë rezultat. Ne jemi të përgatitur për një luftë vendimtare”, citohet të ketë thënë shefi i sigurisë.

    Ndryshe, të dielën në mëngjes, kryetari i parlamentit të Iranit, Mohammad Bagher Ghalibaf, përsëriti qëndrimin e Teheranit lidhur me Ngushticën e Hormuzit, duke thënë se ky kalim ujor kritik do të mbetet i mbyllur derisa SHBA-ja të përmbushë angazhimet e saj.

    “Derisa të plotësohen këto kushte, të njihen të drejtat legjitime të kombit iranian dhe të përmbushen angazhimet amerikane, nuk do të ketë mundësi për t’u rikthyer në gjendjen e mëparshme të negociatave apo për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit”, ka theksuar Ghalibaf. /Telegrafi/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!