Mbrëmjen e kaluar i vënë përballë pyetjeve të ndryshme në ‘Shiko Kush Luan’, këngëtari Young Zerka pohoi se sipas tij artisti që nuk e meriton famën që ka, është Samanta Karavella.
Menjëherë pas kësaj deklarate nuk ka munguar dhe reagimi i artistes, e cila ka zgjedhur të publikojë në ‘Instastory’ videon gjatë momentit kur Zerka ‘qëllonte’ mbi emrin e Samantës.
“O Koçi s’të shkojnë armët ty! Karaoket i bëje më mirë dikur në koncertet e mia. Eh pra, pas një buri (pa rr), të suksesshëm fshihet një grua si e jotja”, ka shkruar Karavella në postimin e saj më të fundit në ‘Instastory’, duke ju përgjigjur deklaratës së Young Zerkës.
Nuk dihet se si do vijojë kjo ‘përplasje’ midis të dyve, duke qenë se Samanta do të jetë e ftuara e radhës në ‘Shiko Kush Luan’, por kjo mbetet për t’u zbuluar në javët në vazhdim.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.