×
  • Sport
  • Raporto
  • Sport / Triumfi

    Muriqi: Fitoren ua dedikoj Çlirimtarëve

    Reporteri
    24 Shtator 2026 | 23:18

    Sulmuesi Vedat Muriqi ia solli fitoren Kosovës sonte ndaj Irlandës në ndeshjen hapëse të Ligës së Kombeve.

    Ai ia dedikoi këtë fitore ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

    “Duke marrë parasysh që kemi nisur një cikël të ri të Nations League për kombëtaren tonë u kanë me rëndësi këtu lojën e parë para shikuesve tanë me e marrë fitoren”, tha Muriqi për Klan Kosova.

    “I kemi ditë pikët e dobëta të Irlandës, jemi mundu me e pasë lojën në kontroll dhe besoj që e kemi pasë tan kohën”.

    “Me randësi u kanë fitorja, e përgëzoj gjithë ekipin, shtabin teknik, shtabin mjekësor iu lumshin kambët, duart e goja gjithë tifozëve tanë që kanë qenë këtu”.

    “Fitoren veçanërisht ua dedikoj çlirimtarëve tanë, krerëve të UÇK-së”, deklaroi Muriqi.

    Ai pas golit në “Fadil Vokrri” para shikuesve mbajti fanellën me shkrimin “Drejtësi për çlirimtarët” dhe “Jo në emrin tim”.

    Kosova e nis mbarë në Ligën e Kombeve, mposhtë Irlandën me golin e Muriqit

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!