Kosova e ka nisur me këmbë të mbarë edicionin e ri të Ligës së Kombeve. Në ndeshjen e parë në Ligën B, “Dardanët” mposhtën Irlandën 1:0 në Prishtinë.

Kosova ka dominuar nga fillimi, por goli erdhi tek në fund. Vedat Muriqi shënoi golin e tre pikëve.

Ai realizoi në minutën e 83-të, pas gjuajtjes së Ermal Krasniqit, topi e qëlloi fillimisht travsversalen pas një devijimi. Më pas Muriqi realizoi nga afërsia me kokë.

Reklamë

Muriqi golin ua ka dedikuar ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që javën e shkuar u dënuan me 81 vjet burgim.

Ai pas golit para shikuesve mbajti fanellën me shkrimin “Drejtësi për çlirimtarët”.

Shënon Muriqi, Kosova në epërsi ndaj Irlandës

Reklamë