×
  • Sport
  • Sport

    Milot Rashica sot mund ta shkruajë historinë në Bundesligë

    Reporteri
    30 Mars 2019 | 14:23

    Edhe pse nuk e nisi mirë, Milot Rashica në pjesën e dytë të sezonit është duke shkëlqyer me Werder Bremen.


    Ylli vushtrrias u transferua në Gjermani në verë nga Vittesse, ndërsa në fillet e tij në Bundesligë kishte vuajtur shumë.

    Por gjithçka ka ndryshuar për të në vitin 2019. Rashica vetëm këtë vit ka realizuar shtatë gola dhe ka dhënë një asist, derisa bashkë me kapitenin Kruse janë dy lojtarët kryesor të Bremen në këtë pjesë të sezonit.

    22-vjeçari ka mundësi të thyej një rekord sot me ekipin e tij në Bundesligë.

    Në rast se shënon ndaj Mainz, Rashica do të vendoste një rekord të ri te Werder Bremen, duke u bërë lojtari i parë që shënon tre ndeshje rradhazi në kampionat.

    Werder Bremen luan sot me fillim nga ora 15:30, ndërsa ylli kosovar pritet të jetë startues i padiskutueshëm.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!